Kurti pas refuzimit të gjashtë deputetëve: Marrëveshja me LDK-në është e vlefshme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV-së, ku ka folur për situatën politike dhe marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kurti ka deklaruar se marrëveshja politike me LDK-në mbetet e vlefshme, por ka theksuar se situata është komplikuar pas refuzimit të gjashtë deputetëve të LDK-së për të votuar Bekim Sejdiun.

“Marrëveshja politike është e vlefshme, po kemi një situatë të re që duhet ta adresojmë. Unë besoj në vullnetin e sinqertë të Lumir Abdixhikut dhe në vullnetin e qytetarëve që të mos shkojmë në zgjedhje. Zgjedhjet e katërta për më pak se dy vjet po na kërcënojnë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shprehur besimin se vullneti politik i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të kontribuojë në tejkalimin e situatës dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit