Alarmante: Bllokada në Kuvend mund të rrezikojë prodhimin e energjisë në Kosovë

Licencat e dy termocentraleve kryesore të Kosovës, “Kosova A” dhe “Kosova B”, skadojnë më 4 tetor, ndërsa mungesa e kuorumit në Bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) mund ta pamundësojë vazhdimin e tyre.

Sipas Radio Evropa e Lirë, ZRRE-ja ka konfirmuar se pa vazhdimin e licencave, KEK-u nuk ka bazë ligjore për të vazhduar prodhimin e energjisë. Aplikimet e KEK-ut për vazhdimin e licencave tashmë janë shqyrtuar nga stafi profesional, por vendimi përfundimtar nuk mund të merret pa funksionalizimin e Bordit.

Bordi aktualisht nuk ka kuorum, pasi mungojnë dy anëtarë dhe kryesuesi. Plotësimi i këtyre pozitave kërkon edhe funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës, i cili duhet t’i votojë emërimet.

Të dhënat e ZRRE-së, të cituara nga REL-i tregojnë se termocentralet e KEK-ut prodhuan vitin e kaluar 4.687 GWh, apo mbi 88 për qind të gjithë energjisë së prodhuar në vend.

Një ndërprerje eventuale e prodhimit nga “Kosova A” dhe “Kosova B” do ta rriste ndjeshëm varësinë e Kosovës nga importi i energjisë dhe mund të shkaktonte kosto të mëdha financiare.


Ekspertët e energjisë paralajmërojnë se një skenar i tillë mund t’i kushtojë Kosovës qindra miliona euro, ndërsa vetëm gjatë vitit 2025 vendi shpenzoi rreth 240 milionë euro për import të energjisë elektrike.

Megjithatë, sipas REL-it, ende nuk ka një përgjigje të qartë se çfarë do të ndodhë pas 4 tetorit, nëse licencat nuk vazhdohen dhe nëse KEK-u do të detyrohej ta ndërpriste prodhimin.

Kështu, më pak se pesë javë para skadimit të licencave, çështja mbetet e lidhur me zgjidhjen e ngërçit institucional dhe funksionalizimin e Bordit të ZRRE-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit