Kryetari i Lipjanit dhe anëtari i LDK-së, Imri Ahmeti, ka kritikuar mënyrën se si është bërë publik emri i Bekim Sejdiut si kandidat për president të Republikës së Kosovës.
Ahmeti ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është dashur që paraprakisht ta konsultonte Kryesinë dhe Grupin Parlamentar të partisë për emrin e presidentit, para se ai të bëhej publik.
Sipas tij, Abdixhiku ka vepruar në të kundërtën, ndërsa tash mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i Grupit Parlamentar të LDK-së lidhur me kandidaturën e Bekim Sejdiut.
“Unë mendoj që po, është dashur me u konsultu. Është dashur me pasë pajtueshmëri, e masanej me e bo publike. Më duket që kanë shku krejt të kundërtën. Tash jemi në një situatë që besoj se Kryesia do ta gjejë një zgjidhje”, ka deklaruar Imri Ahmeti sot.








