Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, nga Kuvendi i Kosovës ka kritikuar mungesën e veprimeve pas marrëveshjes së arritur mes LDK-së dhe LVV-së dje.
Sipas Tahirit, tani që marrëveshja “për poste” është bërë, kryesuesi Avni Dehari duhet ta thërrasë seancën për konstituimin e Kuvendit.
“Ata kanë marrëveshje, populli e pa që ekziston një marrëveshje. Kur të kalkulohen numrat, janë mbi 80 vota. Ku janë sot?”, tha Tahiri.
Tahiri tha se marrëveshja tashmë është publike dhe, sipas tij, çështja e posteve është zgjidhur.








