Aktivistë dhe veprimtarë të njohur shqiptaro-amerikanë i kanë dërguat një letër liderëve politik në Kosovë dhe deputetëve për të mbështetur Bekim Sejdiun për President.
“Ne kemi ndjekur nga afër procesin e nominimit presidencial në Kosovë dhe me respekt i bëjmë thirrje Kuvendit që të zgjedhë Dr. Bekim Sejdiun. Si ish-diplomat dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, Dr. Sejdiu ka përvojën e gjerë dhe integritetin e nevojshëm për ta bashkuar vendin dhe për ta forcuar marrëdhënien e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kemi pasur kënaqësinë e madhe të punojmë së bashku me Dr. Sejdiun gjatë kohës kur ai shërbeu si Konsull i Përgjithshëm në Nju Jork. Dr. Sejdiu luajti një rol të rëndësishëm në afrimin dhe lidhjen e diasporës shqiptare në SHBA dhe Kosovë. Ne punuam pa u lodhur për organizimin e aktiviteteve kulturore, hapjen e shkollave në gjuhën shqipe dhe lobimin për Kosovën në qarqet më të larta politike në Nju Jork dhe Uashington, D.C.”, thuhet mes tjerash në letrën e tyre.
Letra e plotë:
Të nderuar liderë politikë dhe anëtarë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Po ju drejtohemi për të shprehur mbështetjen tonë të përbashkët për zgjedhjen e Dr. Bekim Sejdiut si President i ardhshëm i Republikës së Kosovës.
Ne kemi ndjekur nga afër procesin e nominimit presidencial në Kosovë dhe me respekt i bëjmë thirrje Kuvendit që të zgjedhë Dr. Bekim Sejdiun. Si ish-diplomat dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, Dr. Sejdiu ka përvojën e gjerë dhe integritetin e nevojshëm për ta bashkuar vendin dhe për ta forcuar marrëdhënien e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kemi pasur kënaqësinë e madhe të punojmë së bashku me Dr. Sejdiun gjatë kohës kur ai shërbeu si Konsull i Përgjithshëm në Nju Jork. Dr. Sejdiu luajti një rol të rëndësishëm në afrimin dhe lidhjen e diasporës shqiptare në SHBA dhe Kosovë. Ne punuam pa u lodhur për organizimin e aktiviteteve kulturore, hapjen e shkollave në gjuhën shqipe dhe lobimin për Kosovën në qarqet më të larta politike në Nju Jork dhe Uashington, D.C.
Në këtë kohë kritike, Kosovës i nevojitet një kreu shteti që gëzon respekt të thellë institucional dhe që ka një të kaluar të dëshmuar në shërbim të publikut.
Formimi i spikatur juridik dhe përvoja diplomatike e Dr. Sejdiut e bëjnë atë jashtëzakonisht të kualifikuar për ta përfaqësuar shtetin me dinjitet në skenën ndërkombëtare.
Për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për atdheun tonë, me respekt u bëjmë thirrje të gjitha partive politike në Kuvend që të bashkohen dhe ta mbështesin kandidaturën e Dr. Bekim Sejdiut për President të Kosovës.
Në solidaritet,
Elio Ahmetaj
Harry Bajraktari
Vehbi Bajrami
Ekrem Bardha
Ramazan Bekteshi
Ilmi Berisha
Cafo Boga
Musa Dakaj
Gjevalin Gegaj
Mark Gjonaj
Adrian Grajcevci
Ramazan Hajdini
Joe Haliti
Agim Ismaili
Iljaz Kadriu
Richard Lukaj
Besim Malota
Halil Mula
Gino Mulliqi
Adrian Neritani
Bruno Selimaj
Gani Shehu
Beqir Sina
Ismet Smaili
Doc Vraniqi
Martin Vulaj
Shpresa Xhakli
Jim Xhema









