Deputetët nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleancës, kanë bllokuar sërish edhe sot hyrjen e Qeverisë.
Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava.
Ata në orët e mëngjesit kanë shkuar para objektit të Qeverisë.
Ndryshe edhe javët e kaluara, deputetët e kësaj partie kanë bllokuar hyrjen e Qeverisë.
Gjithashtu në orën 11:00 PDK me deputetët e saj do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit në lidhje me situatën politike aktuale në vend.








