Dosja e Prokurorisë për Shehollin dhe dokumenti “Top Sekret 2”: Çka thuhet në planin serb për ta kthyer Kosovën në “Kandahar”

Një provë e re e Prokurorisë Speciale, zbardh strategjinë e shërbimit sekret serb (BIA) për destabilizimin e Kosovës dhe prishjen e aleancave të saj me Perëndimin.

Gjatë ekzaminimit të telefonit të të pandehurit Fatmir Sheholli, hetuesit policorë kanë evidentuar në folderin “Images” një fotografi me mbishkrimin “Top sekret 2” në gjuhën serbe.

Përmbajtja e këtij dokumenti shpërfaq një plan të mirëorganizuar të inteligjencës serbe për ndikim përmes fenomeneve fetare, arsimore e politike në Kosovë.

Sipas tekstit të zbuluar në telefonin e Shehollit, plani i BIA-s parashikonte sigurimin e fondeve nga ambasadat islamike në Beograd për ndërtimin e xhamive në vende strategjike në Kosovë, afër autostradave, shkollave dhe qendrave tregtare, si dhe dyfishimin apo trefishimin e tyre në fshatra të mëdha.

Strategjia përfshinte shtrirjen e shkollave fetare (medreseve) në të gjithë vendin dhe bartjen e njerëzve nga rajonet ku “feja është më e rëndësishme se kombi”, si Mitrovica, Vushtrria, Hani i Elezit, Kaçaniku, Dragashi dhe Prizreni.

Përveç operativeve shqiptarë, BIA mbështetej edhe te bashkëpunëtorë nga Maqedonia e Veriut, Bosnja, Sanxhaku dhe komuniteti rom/cigani.

Dokumenti “Top Sekret 2” pretendon se udhëheqësit e bashkësive islame në rajon ndodheshin nën kontrollin e shërbimit serb për të inkuadruar figura me ndikim shqiptar nga fusha e sportit, mediave, muzikës dhe politikës.

Objektivi kryesor i këtij plani ishte krijimi i një atmosfere ku kosovarët do të ndjeheshin si në një shtet të huaj, duke nxitur ikjen e rinisë ose orientimin e tyre drejt radikalizmit fetar.

“Pas 20 viteve Kosova do të duket si Kandahar. Fuqitë perëndimore do të ndryshojnë mendimin për Kosovën dhe kështu do të vendosin për kthimin e Kosovës nën juridiksionin e Serbisë”, thuhet ndër të tjera në tekstin e dokumentit sekret.

Dokumenti i plotë:

“Pasi që të bëjmë marrëveshje me operativet tanë në Kosmet, mbledhjen e fondeve nga ambasadat islamike në Beograd shumica e këtyre parave do të investohen në ndërtimin e xhamive . Xhamitë duhet të ndërtohen në vende të dukshme si afër auto udhëve, shkollave, qendrave tregtare ndërsa xhamitë ne fshatrat e mëdha duhet të dyfishohen dhe trefishohen”.

“Pranë xhamive, shkollat islamike (mdereset) duhet te shtrihen në të gjithë vendin edhe në ato vende ku interesimi është më i vogël, fëmije dhe të rritur duhet të barten nga vendet ku feja është më e rëndësishme se kombi si nga vendet Mitrovicë, Vushtrri, Djeneral jankovic, Kaqanik, Dragash dhe Prizren. Krahas operativëve Shqiptar kontribut të madh do të japin edhe njerëzit tanë nga Maqedonia, Bosnja dhe Sanxhaku duke përfshirë Romët dhe Ciganet të cilët janë të gatshëm të punojnë per ne dhe të aktivizohen në Islam.

Udhëheqësit e bashkësive islamike të Serbisë, Maqedonisë, Bosnes, Kosmetit janë nën kontrollin tonë dhe po punojnë qe sa me shume të inkuadrojnë njerëz me kombësi Shqiptare me ndikim ne Sport , media muzike dhe politike. Edhe në disa parti politike kemi njerëzit tanë të cilët punojnë për ne dhe të cilët e përkrahin fuqishëm islamin dhe të cilët janë të lidhur me udhëheqësit islam të cilët janë duke shpërndarë islamin edhe në vendet ku nuk ka pasur kurrë xhami.

Ne vendet perëndimore janë deleguar njerëzit tanë nga bashkësitë islame nga Kosova dhe Sanxhaku të cilët janë nën urdhrat e ambasadave tona në Zvicër, Gjermani dhe Belgjike. Me këtë do te arrijmë që ti ndajmë Shqiptarët të cilët jetojnë jashtë shteti kryesisht në Zvicër dhe Gjermani ku jetojnë Shqiptarët më të pasur dhe me të fuqishëm të cilët e kanë përkrahur Rugovën.

Poshtë në Kosmet duhet të krijohet atmosfera ashtu që njerëzit të ndjehen sikur po jetojnë në një shtet të huaj kështu që një pjesë e rinisë do të ikë jashtë Kosovës dhe një pjesë do të vendosin për fenë islame. Pas 20 viteve Kosova do të duket si Kandahar. Fuqitë perendimore do të ndryshojnë mendimin për Kosovën dhe kështu do te vendosin për kthimin e Kosovës nën juridiksionin e Serbisë

Kur kjo të arrihet Serbia do ti ketë duart e lira të përsëris përndjekjen e Shqiptareve në Turqi mirëpo këtë herë jo përmes forcës por përmes udhëheqësve fetarë për punësim dhe duke ju ofruar super kushte për migrim në Turqi. Për këtë Serbia ka dritën jeshile nga shteti i Turqisë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit