OVL-UÇK kundër pjesëmarrjes së Kurtit në marshin për UÇK-në

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL), Hysni Gucati, ka deklaruar sot se organizata do ta mbështesë protestën e paralajmëruar për 12 shtator 2026, në mbështetje të katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Megjithatë, Gucati ka bërë të ditur se OVL nuk dëshiron që në protestë të marrin pjesë përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Ai kritikoi Kurtin, duke thënë se nuk ka bërë deklarata në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa përmendi edhe qëndrimet e deputetëve të Vetëvendosjes ndaj veteranëve.


“Ne do ta mbështesim protestën, por nuk mund të jemi aty me Lëvizjes Vetëvendosje – e dimë se lideri i tyre në Parlamentin e Kosovës e quan kriminel Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët… nuk mund të jemi aty me deputetët e tij, të cilët i hoqën nga paga minimale veteranët e UÇK-së së bashku me Listën Serbe”, ka deklaruar Gucati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit