OVL-UÇK mbështet protestën e 12 shtatorit për ish-krerët e UÇK-së

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se e mbështesin protestën e thirrur nga platforma “Liria ka Emër”, më 12 shtator në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, pak para verdiktit final në Hagë.

“Është thirrë një protestë nga “Liria ka Emër” më 12 shtator ku ne si OVL u bëjmë ftesë të gjithë qytetarëve por edhe ne t’i bashkëngjitemi protestës. Ne do ta mbështesim protestën, do të bëjmë thirrje që të dalim. Protesta të jetë një protestë e madhe, madhështore nga të gjithë qytetarët, nga veteranët, nga të gjitha strukturat. Por nuk mund të jemi aty ku ata i bëjnë thirrje Vetëvendosjes, ku ne e dimë lideri i tyre në Parlamentin e Kosovës i quante kriminelë Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët, ku thotë Serbia ka bërë krime, po më konsumues thotë ata mrapa meje janë kriminelë. Ju e keni dëgjuar dhe e keni, e dini se ku jemi këtu. Dhe nuk mund të jemi ato me deputetët e tyre ku të cilët na heqin nga paga minimale me ligjin e pagave para tre vjetëve, mos paça pasur se unë kam qenë në burg me ato ku na heqin nga paga minimale veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se sot janë në gjendje të tmerrshme, 67 me kancer, dhe ne s’mund të jemi. Edhe bëjmë thirrje, shoqatat e dalura nga lufta bashkangjiten në këshill organizativ. Kjo është kryesia e tyre”, tha ai.

Gucati, ka folur edhe për peticionin me mbi 200 mijë nënshkrime të cilin e kanë dorëzuar në Gjykatën Speciale, për të kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit