TRONDITËSE: Djali dyshohet se vrau nënën dhe plagosi babain në Lushnje

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Krutje të Lushnjes, ku një person dyshohet se ka vrarë nënën e tij dhe ka plagosur rëndë babain.

Sipas informacioneve të para, autori i dyshuar, Florian Dalladaku, i ka sulmuar prindërit me një sqepar. Si pasojë e sulmit, nëna ka humbur jetën, ndërsa babai ka mbetur i plagosur rëndë.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur menjëherë kërkimet për kapjen e tij dhe ka rrethuar zonën.

Sipas informacioneve të para, Dalladaku dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Autoritetet po vijojnë operacionin për lokalizimin dhe arrestimin e tij, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten nën hetim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit