Gjyqtari Avdirrahman Gashi mbetet në paraburgim, Apeli rrëzon kërkesën e mbrojtjes

Gjyqtari Avdirrahman Gashi do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim, pasi Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes për ndërprerjen e kësaj mase.

Gashi, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, po hetohet nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Gazeta kishte raportuar më herët për arrestimin e tij, ndërsa më pas Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji.

Në vendimin për paraburgim, Gjykata kishte vlerësuar se ekziston rreziku që, në rast të lirimit, i dyshuari të mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke asgjësuar, fshehur, ndryshuar apo falsifikuar prova, si dhe duke ndikuar te dëshmitarët.


Mbrojtja e Gashit më pas ka kërkuar ndërprerjen e paraburgimit, por kërkesa nuk është aprovuar nga Gjykata e Apelit.

Kësisoj, masa e paraburgimit ndaj gjyqtarit mbetet në fuqi, ndërsa procedurat hetimore ndaj tij janë në vazhdim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit