Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, Prokuroria ndalon për 48 orë një person

Një punëtor ka humbur jetën të hënën në një aksident në një vendpunishte në lagjen “Veternik” në Prishtinë.


Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se rreth orës 10:30, prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm është informuar për rastin.

Sipas të dhënave fillestare, aksidenti ka ndodhur gjatë punimeve në një objekt banesor në ndërtim, ku viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia.


Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, ai ka humbur jetën.

Në lidhje me rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë një person me inicialet Xh.Sh., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, sipas nenit 358 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Në vendin e ngjarjes janë intervistuar edhe dëshmitarët okularë, ndërsa hetuesit po vazhdojnë me grumbullimin dhe administrimin e provave për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.


Prokuroria ka bërë të ditur se prokurori i çështjes, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë mundësinë e paraqitjes së kërkesës për caktimin e ndonjërës prej masave të sigurisë ndaj të dyshuarit.


“Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe organet e tjera kompetente, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit