Kadriaj: Dehari i përkëdheluri i Kurtit, zgjidhet qëllimisht deputet që të jetë bllokues i seancës

Deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, ka thënë se deputeti më i vjetër i kësaj legjislature, Avni Dehari, është i përkëdheluri i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Sipas Kadriajt, Dehari zgjidhet qëllimisht si deputet në mënyrë që sipas saj, të jetë bllokues i seancës konstituive, teksa shprehu keqardhje për figurën e tij dhe që po e luan këtë rol që dy apo tri mandate.

“Faleminderit që po e përcillni këtë seancë të paftuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga zoti Dehari. I përkëdheluri i zotit Albin Kurti, i cili zgjidhet qëllimisht si deputet në mënyrë që të jetë bllokues i seancës. Më vjen keq për figurën e zotit Dehari që po e luan këtë rol që dy mandate apo tri mandate, edhe që po bëhet bllokues i konstituimit të Kuvendit apo edhe shkelës i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Albin Kurti nuk mundet me u fshehë pas petkut të patriotizmit apo atë flamurin që po e vendos aty para seance. Ndërsa me atë flamur janë varrosur shumë heronj të Kosovës, janë varrosur shumë dëshmorë të Kosovës. Ndërsa zoti Kurti e qet atë flamur para seancës ose para vendeve ku ulen Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa po e shihni pazarin që bën me Serbinë”, tha Kadriaj.

Kadriaj e përmendi edhe skandalin e fundit, që sipas saj, u bë nga Qeveria Kurti, ku disa zyrtarë të ndërmarrjes “TrainKos”, kanë udhëtuar për në Serbi ku janë trajnuar për riparimin e vagonëve.

Ajo tha se në vend që pas sulmit të Banjskës, qeveria t’i vendosë taksë 100% Serbisë, ata e shpërblyen Serbinë me gjysmë milioni euro për renovimin e vagonëve.

“Ndërsa ky skandali i fundit që doli nga Aleanca, pas betejës ose pas sulmit të Banjskës, qeveria në mënyrë që t’i vendosë taksë 100% sikurse i pat vendosur zoti Ramush Haradinaj, ata e shpërblyen Serbinë me gjysmë milioni për renovimin e vagonëve. Ndërsa këtu flasin dhe akuzojnë të tjerët që kanë bashkëpunuar. Jo jo, po bashkëpunoni me Serbinë. Edhe Albin Kurti po bashkëpunon me Serbinë. Edhe e shihni atë bisedën e famshme kur zoti Radojiçiq ka qenë i kërkuar nga organet e drejtësisë, ka qenë i shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa këta kanë pasur komunikim të mirëfilltë përmes zonjës Kusari Lila, për të mos u përfshirë veteranët e luftës në Ligjin e Pagës Minimale”, tha Kadriaj.
Kadriaj tutje paralajmëroi se do të ketë edhe angazhime të tjera, pasi Kurti, sipas saj, e ka gjet të gatshëm Kosovën, po do ta shkatërroj

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit