49-vjeçari humb jetën pasi bie nga lartësia derisa po punonte në Veternik

Gazeta raportoi më herët për një vdekje të dyshimtë në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një person kishte humbur jetën në vendin e tij të punës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, rreth orës 10:00 Policia është njoftuar se një person kishte rënë nga një lartësi, derisa ishte duke punuar në një objekt në Veternik.

Viktima, një 49-vjeçar, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.


Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Policia, në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit