Avni Dehari flet për vdekjen e dy djemve te tij: Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, në një rrëfim të rrallë ka folur për vdekjen e dy djemve të tij, Arbnorit dhe Astritit. Ai tha se ishte shumë i afërt me dy djemtë, tashmë të ndjerë, dhe të dy e kishin jetën përpara.


“Historia e vdekjes së Astritit ka qenë ndryshe…”, tha Dehari.

“Arbnori ra prej katit të pestë të banesës…Fatkeqësia më e madhe është që prokuroria nuk e ka bërë punën që duhet të bënte dhe i ka lënë këto raste të hapura…Kur lihen rastet e hapura, dyshimet pastaj rriten gjithqysh, pastaj edhe sikur të mos jetë ashtu, edhe është ashtu, por ki drejt të mendosh…”, vijoi Dehari.


“Nuk është mbyllë si duhet”, tha ai, kur u pyet për epilogun e Arbnorit nga ana e drejtësisë.

“Për neve ka qenë shok, tepër e rëndë”, shtoi ai.

“Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent e kishin jetën përpara…”, shtoi Dehari.


Ai tha se ka qenë shumë i afërt me të dy, “kemi biseduar shumë shlirë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit