Gazeta raportoi më herët për një ngjarje të rëndë në Podujevë, ku një 30-vjeçare u gjet pa shenja jete.
Sipas informacioneve viktima është Saranda Azemi, 30 vjeçare
Burimet bëjnë të ditur se ekzistojnë dyshime se 30-vjeçarja ka konsumuar një substancë kimike (domestos), ndërsa rrethanat e plota të rastit ende nuk janë sqaruar.
Familjarët tashmë kanë njoftuar edhe për ceremoninë e varrimit të saj.
Sipas njoftimit mortor, varrimi i Saranda Azemit do të bëhet sot, e premte, në ora 18:30, në fshatin Turuçicë, në lagjen e Azemëve.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe të gjithë të afërmit se sot, e premte, do të bëhet varrimi i më të dashurës sonë, Saranda Azemi”, thuhet në njoftimin e familjes.








