Policia del me sqarim për largimin nga puna të dhëndrit të Thaçit: Ka pasur 15 raste të shkeljeve disiplinore

Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë pas largimit nga puna të togerit policor Arben Visoqi, i cili është dhëndër i ish-presidentin Hashim Thaçi.

Visoqi dje në një postim në Facebook tha se largimi i tij pas 26 vjetëve në këtë institucion ishte politik

“Rasti disiplinor më është iniciuar nga Vetëvendosje me ankesë anonime”, ka thënë Visoqi dje, ndërsa tha se arsyeja ka qenë “raportet sinjalizuese”.

Policia tha se ndaj zyrtarit policor Visoqi është iniciuar masa e largimit për shkak “të shkeljeve disiplinore, që nga inkuadrimi i tij në polici e deri në largimin e tij nga detyra, janë iniciuar 15 raste, ku prej tyre janë trajtuar 13 në nivel qendror dhe 2 në nivel rajonal, të cilat janë trajtuar në mënyrë profesionale dhe të pavarur nga mekanizmat e brendshëm të Policisë së Kosovës”.

“Nga 15 raste të iniciuara, 3 prej tyre kanë pasur të bëjë me shkrime dhe komente në rrjete sociale, ku në total janë shqiptuar 6 masa disiplinore ,duke përfshirë edhe rastin e fundit në gusht 2026, Ndërprerje e Marrëdhënies së Punës me vendim të PK-së.

Në 3 rastet e trajtuara që kanë të bëjnë me rrjetet sociale, janë shqiptuar masat;

– Ndalesë në pagë 30% për 2 muaj, e iniciuar në vitin 2016 dhe shqiptuar masa po ashtu në vitin 2016.

– Ndalesë në pagë 30% për 6 muaj, e iniciuar në vitin 2025 dhe shqiptuar masa në vitin 2026.


-“Ndërprerje e marrëdhënies së punës”, e iniciuar në vitin 2026 dhe shqiptuar masa po ashtu në vitin 2026”, tha policia.

Policia shtoi se “zyrtari ka vazhduar me shkeljet e njëjta duke rënë në kundërshtim me procedurat e parapara ligjore, Udhëzimin Administrativ me nr. 04/2019, për Shkeljet, Masat dhe Procedurat Disiplinore në Policinë e Kosovës, Neni 20. Sjellja e rëndë diskredituese, paragrafi 1, pika 1.14. Sillet në mënyrë të tillë duke dëmtuar imazhin e Policisë së Kosovës gjatë kryerjes së detyrës apo jashtë saj; Neni 21 Mosbindja e rëndë, paragrafi 1, nen. par. 1.13. Me veprim apo mosveprim, nuk zbaton apo nënvlerëson urdhrat apo udhëzimet nga autoriteti i nivelit qendror; dhe Neni 24 Shkelja e rëndë e autorizimit paragrafi 1, nen. para. 1.17 Publikon, shfaq, shpërndan apo komenton postime, fotografi, video dhe incizime që dëmtojnë imazhin e Policisë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit