Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale ka lëshuar një komunikatë të përbashkët lidhur me arrestimin e gjyqtarit Avdirrahman Gashi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dega Lipjan.

Në komunikatën e tyre, thuhet se Gashi dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në bazë të pamjeve të publikuara në komunikatë, vërehet se Gashi është arrestuar në një nga motelet në Kosovë.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë e Veçantë Hetimore në Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë veprime hetimore që kanë rezultuar me arrestimin e A.G., gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare””, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale bën të ditur se hetimi ndaj tij ka zgjatur që disa muaj.

“Bazuar në të dhënat dhe provat e siguruara gjatë hetimit, Prokuroria Speciale ka vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprën penale për të cilën është ndërmarrë masa e arrestimit. Me qëllim të respektimit të integritetit të procesit hetimor dhe parimit të prezumimit të pafajësisë, nuk mund të ndahen detaje të tjera në këtë fazë”, vijon më tej postimi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit