Kapet i dyshuari që kërcënoi me jetë Presidenten Vjosa Osmani – ky është 40-vjeçari që ishte në kërkim

Një person i dyshuar për kanosje serioze me jetë ndaj Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është kapur nga Policia pasi ishte futur në kërkim.

Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Bekim Sylejmanin, 40 vjeçar i cili dyshohet se përmes rrjetit social Facebook ka kërcënuar me jetë Presidenten Osmani.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rasti është trajtuar nga Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, e cila gjatë veprimeve hetimore ka arritur ta identifikojë Sylejmanin si personin që dyshohet se qëndron prapa kanosjes.

Hetuesit, sipas të njëjtave informacione, kanë siguruar edhe dëshmi që dyshohet se e lidhin atë me kërcënimin e bërë përmes Facebook-ut.

Pas identifikimit, Policia e ka kërkuar të dyshuarin në adresën e tij, por nuk e ka gjetur. Atij i është lënë ftesë për t’u paraqitur në Polici, mirëpo pasi nuk është paraqitur, Sylejmani është futur në kërkim policor.

Kërkimi ka përfunduar më 13 gusht, kur njësitet e Stacionit Policor në Vushtrri kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta ndalojnë 40-vjeçarin.


Pas arrestimit, Sylejmani është shoqëruar në Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ku është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurorja kujdestare ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tij dhe 40-vjeçari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Kanosja”, ndërsa procedurat e mëtejshme do të zhvillohen në koordinim me organet kompetente.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit