Kanosje brenda familjes në Prishtinë – 51-vjeçari dyshohet se kërcënoi vëllain dhe nënën e tij, përfundon në ndalim

Një mosmarrëveshje familjare në Prishtinë ka eskaluar në kanosje, duke bërë që Policia të ndërhyjë dhe një person të përfundojë në ndalim.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është G. P, 51 vjeçar, i cili dyshohet se ka kanosur vëllain dhe nënën e tij.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 13 gushtit, rreth orës 22:00, në rrugën “Fatmir Gjata” në Prishtinë.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, rastin në Polici e ka denoncuar A.P. (1976), i cili ka deklaruar se ishte kanosur nga vëllai i tij, ndërsa cak i kanosjes dyshohet se ka qenë edhe nëna e tyre, R. P. (1952).

Pas raportimit, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas të dyshuarin e ka shoqëruar në Stacionin Policor.


I dyshuari është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe në praninë e avokatit mbrojtës.

Pas intervistimit është kontaktuar Prokurori kujdestar, i cili e ka cilësuar rastin si “Kanosje” dhe ka marrë vendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.

Ai është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit