Një përplasje me tone ironike ka ndodhur mes deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, dhe ministres Fitore Pacolli, pas një postimi në rrjetet sociale.
Kadrijaj publikoi një fotografi ku shihet Pacolli gjatë një takimi në zyrë, ndërsa kritikoi veshjen e saj.
Krahas fotografisë, deputetja shkroi: “Na duhet njerëz me integritet në shtet. Çka është kjo veshje në zyre të Ministres?”

Pacolli nuk vonoi të reagojë. Ajo publikoi një fotografi të saj nga ashensori, të veshur me rroba sportive dhe me helmetë, teksa kishte marrë biçikletën.
Duke iu përgjigjur në mënyrë ironike, Pacolli shkroi: “Kjo a është garderobë e përshtatshme për Time Kadrijajn, eksperten e modës?”









