“Burri goditi gruan me thikë”, detaje nga konflikti mes çiftit në Shkozet të Durrësit

Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja lidhur me konfliktin mes çiftit bashkëshortor që ka ndodhur sot në zonën e Shkozetit.

Sipas policisë, pas një konflikti në familje, shtetasi Xh. L., 43 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, A. L., 38 vjeçe.

Në njoftim thuhet se gruaja ka marrë dëmtime në pjesën e kokës, ndërsa gjatë konfliktit është dëmtuar edhe 43-vjeçari.

“Rreth orës 17:00, në lagjen 14, shtetasi Xh. L., 43 vjeç, banues në lagjen 14, dyshohet se, pas një konflikti në familje me bashkëshorten e tij, shtetasen A. L., 38 vjeçe, banuese në lagjen 14, e ka plagosur atë në pjesën e kokës me mjet prerës (thikë). Gjatë konfliktit, është dëmtuar edhe shtetasi Xh. L. Si pasojë, të dy bashkëshortët kanë pësuar dëmtime dhe janë paraqitur në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Aktualisht, të dy janë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e dinamikës së ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit