Kurti kapet në valle në dasmë, këngëtari “ia qëndis” disa vargje me emrin e tij: “Ani moj Serbi, kufirin ta këputi, se mu më thonë Albin Kurti”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është parë duke vallëzuar në një dasmë, ku ishte i pranishëm së bashku me disa bashkëpartiakë të tij.

Në pamjet e publikuara, Kurti shihet fillimisht duke përshëndetur çiftin e sapomartuar dhe më pas duke iu bashkuar vallëzimit.

Gjatë atmosferës festive, këngëtari i dasmës i ka kushtuar Kurtit edhe disa vargje me rimë.

“Ani moj Serbi kufirin ta këputi, ani se mu më thonë Albin Kurti”, dëgjohet duke kënduar ai.

Në dasmë janë parë gjithashtu ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Paraqitja e Kurtit në dasmë vjen në kohën kur ai ka kërkuar kohë shtesë për bisedime me partitë politike, ndërsa subjektet e tjera po kërkojnë thirrjen e seancës konstituive për konstituimin e Kuvendit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit