Pas 26 vitesh në Polici, i shkëputet kontrata dhëndrit të familjes së Hashim Thaçit

Arben Visoqi, epror i lartë në Policinë e Kosovës dhe dhëndër i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka njoftuar se është përjashtuar nga puna pas 26 vitesh shërbim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Visoqi ka bërë të ditur se vendimi ka ardhur pas një procesi disamujor, ndërsa ndaj tij ishte zhvilluar procedurë disiplinore lidhur me disa postime private në Facebook.

Visoqi pretendon se rasti ndaj tij është iniciuar pas një ankese anonime.

Ai ka akuzuar zyrtarë të Policisë së Kosovës për hakmarrje, duke e lidhur rastin me raportimet që thotë se i kishte bërë më herët.

Visoqi ka bërë të ditur se tash do ta kërkojë të drejtën e tij përmes rrugëve ligjore.

“Tani më mbetet ta mbroj të drejtën time në Gjykatë dhe në instanca tjera, i bindur në të drejtën time ligjore, por… edhe morale”, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit