Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë orëve të pasdites në Vitomiricë të Pejës një predikues të fesë islame.
Personi i arrestuar është Elvedin Peziç, imam i njohur në komunitetin boshnjak.
Peziç është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku ka një numër të madh ndjekësish dhe shpesh publikon ligjërata fetare.








