Osmani mbështet Abdixhikun: LDK heq dorë nga pushteti për të shmangur zgjedhjet e reja

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbështetur qëndrimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas njoftimit se kjo parti tërhiqet nga kërkesat për pozita shtetërore dhe pjesëmarrje në pushtet.

Osmani ka shpërndarë konferencën për shtyp të Abdixhikut, duke theksuar se LDK-ja, sipas saj, po synon të kontribuojë në shmangien e zgjedhjeve të reja dhe në zgjedhjen e një presidenti të Republikës që mbron Kushtetutën dhe vendin.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kërkon asnjë pozitë e as pjesëmarrje në pushtet, me qëllim që të evitohen zgjedhjet e reja dhe t’i japim vendit President të Republikës që mbron Kushtetutën dhe vendin”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo ka thënë se përgjegjësia politike nuk duhet të matet vetëm me pushtetin e marrë, por edhe me atë që u lihet gjeneratave të ardhshme.

“Ne nuk jemi këtu vetëm për sot. Jemi, mbi të gjitha, këtu për gjeneratat që do të vijnë pas nesh e nuk duhet të na gjykojnë për pushtetin që e morëm, por për shtetin që ua lamë”, ka shkruar Osmani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit