Abdixhiku: Refuzimi i bisedimeve nuk është qëndrim politik, por vendim për ta çuar vendin në zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Lumir Abdixhiku, ka kritikuar partitë e tjera politike për qasjen e tyre ndaj dialogut ndërpartiak, duke thënë se LDK-ja ka marrë pjesë në çdo proces me synimin për të garantuar stabilitetin institucional dhe për të shmangur zgjedhjet e reja.

Abdixhiku tha se LDK-ja ka qenë e gatshme t’i përgjigjet çdo ftese për bisedime dhe se ka kontaktuar me partitë politike, jo për interesa pushteti, por, sipas tij, për shkak të përgjegjësisë ndaj vendit.

“LDK-ja ka hyrë në çdo proces dialogu ndërpartiak poshtë e sipër, me një qëllim të vetëm: t’i japë vendit stabilitet institucional dhe të shmangë një cikël tjetër zgjedhor të panevojshëm dhe të dëmshëm për Republikën tonë”, deklaroi Abdixhiku.

Ai theksoi se në rrethana të vështira, partitë politike duhet të jenë në gjendje të tejkalojnë interesat e tyre partiake.

“Kemi qenë partia e vetme që jemi përgjigjur çdo ftese për bisedime e që kemi kontaktuar edhe dje me çdo parti politike, jo për shkak të nevojës për pushtet, por për shkak të përgjegjësisë ndaj vendit”, tha ai.

Sipas Abdixhikut, refuzimi i pjesëmarrjes në bisedimet për zgjedhjen e Presidentit të Republikës nuk duhet të shihet thjesht si qëndrim politik, por si një hap që mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

“Kemi besuar se çdo refuzim për të marrë pjesë në bisedime për zgjedhjen e Presidentit të Republikës nuk është e vërtetë pozicion politik, është vendim i vetëdijshëm për ta çuar vendin në zgjedhje të reja”, u shpreh ai.

Abdixhiku tha se qytetarët nuk i duan dhe nuk i kërkojnë zgjedhjet e reja, duke shtuar se LDK-ja nuk mund ta pranojë bojkotin e bisedimeve si një “pozicion të lehtë politik”.

“LDK-ja s’mund ta pranojë këtë promovim si pozicion të lehtë politik, bojkotin e bisedimeve e kështu shkuarjen në zgjedhje të reja”, deklaroi kreu i LDK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit