Abdixhiku: LDK heq dorë nga presidenti dhe çdo post në qeveri, mbetet në opozitë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar pas mbledhjes së grupit parlamentar se partia e tij ka vendosur të tërhiqet nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri, përfshirë edhe kërkesën për postin e presidentit.

Abdixhiku tha se kërkesa për postin e presidentit ishte bërë me qëllim të krijimit të një ekuilibri institucional në vend.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje i kishte propozuar LDK-së një rol që ai e cilësoi si “dekorativ” në qeveri, me vetëm tri ministri dhe pozitën e zëvendëskryeministrit.

“Vetëvendosje kërkonte prani dekorative të LDK-së në qeveri, ku LDK-së i janë propozuar vetëm tri ministri dhe zëvendëskryeministri. Ne refuzuam një nënshtrim të tillë”, deklaroi Abdixhiku.

Kreu i LDK-së tha se pas refuzimit të këtyre kushteve, LVV, sipas tij, nisi një përballje publike ndaj LDK-së.

“Koalicionet ndërtohen në bazë të besimit”, u shpreh ai.

Në përfundim të deklarimit të tij, Abdixhiku bëri të ditur se LDK-ja do të heqë dorë nga çdo kërkesë për përfshirje në qeveri, si dhe nga kërkesa për postin e presidentit.

“LDK tërhiqet nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri dhe heqim dorë nga kërkesa për presidentin. LVV nuk do ta ketë LDK-në si dekor. LDK qëndron në opozitë”, deklaroi Abdixhiku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit