Aktakuzë për fryrjen e tenderit të urave nga 500 mijë në 5.3 milionë euro: Kush e udhëhoqi Ministrinë e Infrastrukturës në këtë periudhë?

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj katër zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës Betim Reçica, Besnik Hajdari, Ramë Qupeva dhe Nebi Luzha, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë realizimit të kontratës për mirëmbajtjen e urave në rrugët nacionale e rajonale. Kontrata e iniciuar fillimisht me një vlerë të parashikuar prej 500 mijë eurosh, përfundoi me pagesa totale prej mbi 5.3 milionë eurosh – një fryrje prej më shumë se dhjetëfishit.

Kontrata ishte fituar nga kompani “Famis”.

​Sipas Prokurorisë, veprimet e jashtëligjshme mbulojnë periudhën nga 2 gushti 2017 deri më 26 nëntor 2020 dhe lidhen me tenderin për vitet 2017–2019. Zyrtarët akuzohen se:

​Tejkaluan kompetencat ligjore në hapat e prokurimit, menaxhimit dhe autorizimit të pagesave.

​Nënshkruan e certifikuan raporte punimesh me sasi shumëfish më të larta se ato të dosjes fillestare të tenderit.

​Realizuan këto punime pa aneks-kontratë, pa procedura të reja të prokurimit dhe pa verifikim nga komisioni i pranimit.

Periudhat 2017–2020 përfshin tranzicione të rëndësishme politike dhe katër qeveri të ndryshme, çka do të thotë se kontrata dhe ekzekutimi i saj kaluan nëpër duart e disa administratave.

Në kohën kur u iniciua tenderi, Ministria e Infrastrukturës udhëhiqej nga Lutfi Zharku (LDK) në kuadër të Qeverisë Mustafa (që ishte në ikje pas zgjedhjeve të qershorit 2017).

Pjesa më e madhe e periudhës të hetuar mbulon mandatin e Pal Lekajt (AAK) në Qeverinë Haradinaj. Kjo është periudha kur kontrata për mirëmbajtjen e urave (2017–2019) ishte aktive dhe po zbatohej në terren.

Periudha e hetuar nga Prokuroria mbyllet në nëntor 2020. Gjatë këtij viti, ministria u drejtua nga Lumir Abdixhiku (LDK) gjatë Qeverisë Kurti I (shkurt – qershor 2020) dhe më pas nga Arban Abrashi (LDK) gjatë Qeverisë Hoti (qershor 2020 – mars 2021).

​Përveç përgjegjësisë penale, Prokuroria Speciale i ka kërkuar Gjykatës që ndaj katër zyrtarëve të shqiptohet edhe dënimi plotësues: ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike apo shërbimin publik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit