Tahiri i çon letër Deharit, kërkon takim për ‘‘koordinimin’’ e seancës së radhës

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se i ka kërkuar takim kryesuesit të seancës, Avni Deharit, për përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës.


Tahiri ka bërë të ditur se ka propozuar që takimi të zhvillohet sot deri në orën 13:30, në ambientet e Kuvendit.

“Sot i kam drejtuar një kërkesë Kryesuesit të Seancës Konstituive, z. Avni Dehari, për zhvillimin e një takimi lidhur me përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës, e cila, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, duhet të mbahet nesër.

Në frymën e përgjegjësisë institucionale dhe të respektimit të procedurave parlamentare, kam propozuar që takimi të zhvillohet deri në orën 13:30, në ambientet e Kuvendit. Pres konfirmimin e kohës dhe vendit të takimit.

Pas takimit do t’ju drejtohemi mediave në hollin e kuvendit”, shkroi ai në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit