Policia njoftoj se një person është arrestuar pasi që disa ditë në forma të ndryshme kishte ngacmuar një grua.
Rasti ka ndodhur më 09.08.2026 në Fushë Kosovë.
“Fushë Kosovë / 09.08.2026 – 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që disa dite në forma të ndryshme kishte ngacmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.








