Skënder Llugiqi është personi që ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës.
Ai është arrestuar pak minuta më parë, pasi sot gjatë ditës nga salla e Kuvendit të Kosovës kishte bërë thirrje për pushkatimin e deputetit Ramush Haradinaj.
Se Llugiqi është arrestuar e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.








