Dy vite burg për 172 mijë euro, Ahmeti: S’jam akuzuar për hajni e as për korrupsion

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, më 23 korrik 2026, nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, është dënuar me dy vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Trupi gjykues e ka gjetur fajtor Ahmetin për veprën penale të mosdeklarimit të pasurisë, për një vlerë prej 172 mijë eurosh.

Lidhur me këtë aktgjykim, Ahmeti ka deklaruar se kjo është një nga përvojat më të rënda dhe më të çuditshme që ka pasur ndonjëherë në jetë.


“Ne jemi sot më 12 gusht 2026, vendimi është marrë më 23 korrik 2026…. mandatin e kam përfunduar më 7 dhjetor 2021, 5 vite, dhe është fjala për një gabim në formularë sepse unë nuk jam akuzuar as për hajni, as për korrupsion as për shpëlarje e as për shmangie tatimesh e as për kurrgjë, përveçse një çështje në formularë”, tha Ahmeti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit