Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës.
Lushtaku ka thënë se përballë, siç i quan ai, “dhunuesve të Kushtetutës” nuk duhet të ketë heshtje.
“Sot dhe përgjithmonë, në krye të detyrës. Përballë dhunuesve të Kushtetutës nuk duhet të ketë heshtje. Duhet të ketë përgjegjësi, qëndresë dhe vendosmëri. Faleminderit për mesazhet dhe mbështetjen tuaj. Ndërsa lulegjelat i përshëndes ashtu siç e meritojnë”, shkroi ai.
Reagimi i Lushtakut vjen pas tensioneve dhe përplasjeve të fundit në Kuvend.








