Vezir Haziraj nga Istogu, i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës, vazhdon të qëndrojë në arrati.
Ai së fundmi ka publikuar video në rrjetet sociale, ku shihet i armatosur me armë, duke sfiduar hapur organet e rendit.
Haziraj dyshohet se po refuzon të dorëzohet te autoritetet, ndërsa kërkimet për kapjen e tij po vazhdojnë.
Ai dyshohet se ditë më parë ka plagosur me armë zjarri një person në fshatin Orrobërdë të Istogut.
Rrethanat e rastit janë duke u hetuar, ndërsa Policia po vazhdon veprimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.








