Gashi: Kuvendi po shkon drejt përplasjeve fizike, është koha që LDK-ja të flasë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka reaguar lidhur me tensionet e krijuara në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar një qëndrim më të qartë nga partia e tij.

Gashi ka deklaruar se situata në Kuvend po përshkallëzohet dhe se vendi ka nevojë për dialog e maturi politike.

“Faktikisht, Kosovës po i mungon LDK-ja. Po i mungon fryma Rugoviane. Sepse kur institucionet bllokohen dhe tensionet rriten, Kosovës i duhet më shumë dialog, maturi, shtet dhe Republikë. Është koha që LDK-ja të flasë”, ka shkruar Gashi.

Ai ka paralajmëruar se situata në Kuvend po shkon drejt përplasjeve fizike, ndërsa sipas tij vazhdon edhe insistimi për bllokimin e punës së institucionit.


Reagimi i Gashit vjen në një kohë kur përplasjet politike në Kuvend kanë rritur tensionet mes deputetëve dhe partitë politike nuk kanë arritur ende një zgjidhje për situatën e krijuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit