Hamza: Kuvendi nuk është pronë e Albin Kurtit, pushteti duhet ta thërrasë urgjentisht seancën

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se Kuvendi i Kosovës nuk është pronë e deputetit të betuar, Albin Kurti, dhe e Lëvizjes Vetëvendosje.

Hamza ka kërkuar që pushteti ta thërrasë urgjentisht seancën për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se bëhet fjalë për një detyrim kushtetues që nuk mund të kushtëzohet me marrëveshje politike, kalkulime elektorale apo interesa personale.

Postimi i plotë:

Kuvendi nuk është pronë e Albin Kurtit dhe e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pushteti duhet ta thërrasë urgjentisht seancën për konstituimin e tij. Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues dhe nuk mund të kushtëzohet me marrëveshje politike, kalkulime elektorale apo interesa personale të askujt.

Albin Kurti po e zvarrit procesin, sepse konstituimi i tashëm i Kuvendit ia prish kalkulimet politike. Sa më gjatë të mbahet vendi në këtë vakum institucional, aq më shumë hapësirë krijohet për skenarë të rinj politikë dhe zgjedhorë.


Kjo është kapje brutale e shtetit, shkelje e Kushtetutës dhe degradim i institucionit të të zgjedhurve të popullit. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë rekomandime që zbatohen vetëm kur i konvenojnë pushtetit.

Thirreni seancën. Respektoni Kushtetutën. Kuvendi duhet të konstituohet.

Nëse dikush mendon se mund ta mbajë Kosovën në anarki kushtetuese dhe ligjore për t’i realizuar kalkulimet e veta elektorale, gabon rëndë.

Kuvendi duhet të konstituohet tash, menjëherë!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit