Cakolli – Deharit: Në kushtetutë janë së paku 40 afate, vetëm për 8 ka sanksione

Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar pasi Kryesusi i seancës konstituive Avni Dehari, ka thënë se nuk ka sanksione për afatat e thirrjes së seancave.

Për këtë Cakolli ka thënë se Kushtetuta e Kosovës përmban së paku 40 afate dhe kufizime kohore operative dhe vetëm për 8 prej tyre, Kushtetuta e përcakton shprehimisht edhe pasojën konkrete juridike të mosrespektimit apo kalimit të afatit.

Cakolli pyeti se sipas kësaj logjike a nënkupton që 80% e afatave nuk janë kushtetuese?


“Kushtetuta e Kosovës përmban së paku 40 afate dhe kufizime kohore operative. Vetëm për 8 prej tyre, Kushtetuta e përcakton shprehimisht edhe pasojën konkrete juridike të mosrespektimit apo kalimit të afatit. Sipas logjikës që po e dëgjojmë së fundi, a i bie që 80% e afateve kushtetuese nuk qenkan detyruese, e rrjedhimisht mosrespektimi apo tejkalimi i tyre nuk paraqet asnjë problem?”, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit