Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka folur lidhur me situatën politike dhe moskonstituimin e tij.
Musliu ka thënë se institucionet e vendit janë futur në një situatë të rëndë dhe se, sipas saj, sistemi politik në Kosovë është “për toke”.
Ajo i është referuar një deklarate të Kurtit të mëhershme ku i cilësonte të gjithë ata që shkelin kushtetutën “super-kriminela”.
“Ju e dini shumë mirë sa e sa herë neve na është thënë nga Albin Kurti, që ai që shkel ligjin është kriminel, e ai që e shkel Kushtetutën është super-kriminel. Dhe nëse ti më pyet mua direkt se kush po na e ndalon me shku në Kuvend ose kush e ka uzurpuar Kuvendin, unë e them me bindje të plotë dhe me argumente të forta që Kuvendin po na e ndalojnë dy super-kriminela, e në këtë rast janë Albin Kurti edhe Avni Dehari”, ka thënë Musliu.








