Gjermania arrin marrëveshje me SHBA-në për blerjen e raketave “Tomahawk”

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka bërë të ditur se Gjermania ka arritur marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për blerjen e raketave lundruese “Tomahawk” dhe vendosjen e tyre në territorin gjerman.

Merz ua konfirmoi këtë parlamentarëve në Bundestag, duke thënë se marrëveshja u arrit gjatë takimeve me zyrtarët amerikanë në kuadër të samitit të NATO-s në Ankara. Ai e vlerësoi takimin si një zhvillim që “i tejkaloi” pritjet e tij, raportoi Reuters.

“Kështu, po mbyllim një boshllëk strategjik kritik në mbrojtjen tonë, ndërsa në të njëjtën kohë po punojmë për zhvillimin e sistemeve tona evropiane dhe vendosjen e tyre në Evropë”, tha Mertz.


Vendimi për vendosjen e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në Gjermani ishte vënë më herët në pikëpyetje, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi në muajin maj për reduktimin e pranisë ushtarake amerikane në këtë shtet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit