Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka rikonfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian dhe euroatlantik.
Pas takimit me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, në Ohër, Begaj ka bërë të ditur se Shqipëria mbështet synimin e Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian, anëtarësimin në NATO dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimi i ndërsjellë mbeten prioritet i padiskutueshëm.
“Së bashku, me një zë të përbashkët dhe dinjitoz, do të çojmë përpara agjendën kombëtare dhe aspiratat euroatlantike të shqiptarëve”, ka shkruar Begaj.









