Dështon përpjekja e “revoltarëve” në LDK, nuk arrijnë nënshkrimet e nevojshme

Ka dështuar përpjekja e një grupi të pakënaqurish brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për të iniciuar mbajtjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Kuvendit të partisë, ku synohej të hidhej në votim kërkesa për shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku.


Burime bëjnë të ditur se nisma nuk ka arritur të sigurojë numrin e nevojshëm të nënshkrimeve për të proceduar më tej.

Sipas të njëjtave burime, të pakënaqurit nuk kanë arritur t’i mbledhin 110 nënshkrimet e nevojshme, duke bërë që iniciativa të dështojë.

Pas këtij zhvillimi, Abdixhiku vazhdon të gëzojë stabilitet në lidershipin e LDK-së, ndërsa tentativa e grupit të pakënaqur për të sfiduar drejtimin e partisë nuk ka marrë mbështetjen e kërkuar, raporton Indeksonline.

Mungesa e numrit të nevojshëm të nënshkrimeve e ka bërë të pamundur procedimin e iniciativës për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të LDK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit