Kjo është gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat mbi qarkullimin në pikat kufitare të Kosovës, sipas të cilave situata paraqitet e qetë, pa kolona dhe me pritje minimale.


Sipas përditësimit të bërë në orën 20:11, në shumicën e pikave kufitare pritjet për automjete janë nga 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje

Pritja më e gjatë është regjistruar në pikën kufitare Hani i Elezit, ku automjetet presin 10 deri në 15 minuta në hyrje, ndërsa në dalje pritjet janë 3 deri në 5 minuta.

Ndërkohë, për automjetet e rënda (kamionët), pritjet në të gjitha pikat kufitare janë 3 deri në 5 minuta, pa kolona në hyrje apo dalje.

Sipas të dhënave zyrtare, nuk është raportuar asnjë kolonë automjetesh në asnjërën prej pikave kufitare të Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit