Vdes aktori shqiptar

Është ndarë nga jeta aktori i njohur shqiptar, njohur Koço Qendro.

Qendro njihejh për rolet e tij në teatër dhe kinema, kryesisht në rolin e Harpagonit në komedinë “Koprraci” të Molierit.

Ai e interpretoi Harpagonin në periudha të ndryshme të jetës, “duke u rikthyer në skenë edhe në një moshë shumë të thyer dhe duke dëshmuar se pasioni për artin nuk njeh kufij”, shkruan EuroNews.al.

Pos në aktrim, Qëndro dha kontribut të çmuar në ruajtjen e historisë së teatrit korçar, duke dokumentuar kujtime, ngjarje dhe figura që kanë ndërtuar traditën e skenës shqiptare.

Ai së fundmi u shpall edhe “Ambasador i Qarkut” nga Këshilli i Qarkut Korçë, si shenjë mirënjohjeje për kontributin në kulturën shqiptare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit