Sinjali ka siguruar ekskluzivisht identitetin e viktimës që mbeti e plagosur në incidentin e rëndë të ndodhur paraditen e së premtes në Drenas.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Ardian Bucollin, 33 vjeçar, i cili dyshohet se u godit disa herë me thikë pas një konflikti në trafik.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Ilaz Kodra”, përballë restorantit “City Grill”, ku, sipas hetimeve fillestare, pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, i dyshuari Defrim Hasi, 27 vjeçar dyshohet se e sulmoi me thikë.
Ardian Bucolli fillimisht mori trajtim në QKMF-Drenas, ndërsa më pas u transferua në QKUK. Pas trajtimit mjekësor, ai u lirua për në shtëpi.
Ndaj Defrim Hasit është iniciuar rasti “Vrasje në tentativë”, ndërsa ai vazhdon të kërkohet nga Policia e Kosovës. Hetimet janë në vazhdim.








