Tubimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në Vushtrri u shoqërua me një skenë interesante. Aty u ngjit një vajzë e mitur, e cila recitoi një poezi me përmbajtje të fortë politike, sulme ndaj kundërshtarëve dhe lavdërime për liderin e partisë.
Teksti i poezisë:
“Oj Kosovë, Kosovë e mjera
Keq të lash, po kur u ktheva
Gjeta lluga edhe therra
E qyment, më shumë hekra
Kun fabrik në ty nuk gjeta
Ju vraft zoti juve kriminela
Pse i shkatërrut fabrikat
E i shit për hekra
I lat punëtorët më dorë në xhep
Kan punu të shkretit me vjet
E ju jau hëngrët mundimin e shkret
Ju vraft zoti, ju vraft Allahu
Kokit kan ma të zi se skllavi
Ai i pat përdor, as si prishi as si kalli
E ju i shkatrrut pa kurfar zori
Veq me ngajt mas dinari cili po i kap
E po i grabit i pari
Albin baba, albin baba, albin baba”










