Ish-këshilltarja e Osmanit: Greqia ishte gati ta njohë Kosovën – refuzimi i gazit amerikan bëri që të ndryshonte qëndrim

Ish-këshilltarja e Vjosa Osmanit, Meliza Haradinaj, ka kritikuar disa prej pikave që janë arritur në dialgun me Serbinë, duke e konsideruar atë si gabim të madh të Qeverisë Kurti.

Ajo ka thënë se çështja e Kishës Ortodokse Serbe dhe pika 7 e Marrëveshjes në Bruksel dhe Aneksit në Ohër janë problematike për Kosovën.

“Gabim ka qenë çështja e Kishës Ortodokse të futet në dialogun e Brukselit dhe kjo asnjëherë nuk ka qenë temë në dialog. Këtu besoj se ka qenë dështimi më i madh i kësaj qeverie dhe mendoj se këtu ka dëmtuar karakterin unitar të shtetit. Dhe, me atë që ka pranuar pikën 7 në Marrëveshjen e Brukselit ka dëmtuar rëndë dhe u ka lënë si barrë edhe qeverive të ardhshme”, ka thënë Haradinaj.

Ajo ka shtuar se me gjithë presionet, qeveritë e kaluara kishin rezistuar dhe refuzuar që në dialog të futeshin disa tema, përfshirë edhe ajo për Kishën Ortodokse Serbe.

“Ne e kemi refuzuar dhe kemi rezistuar që Trepça, FSK-ja, as pronat, as Kishat Ortodokse, që të mos futen si pjesë e dialogut.”, ka thënë ajo.

Gjithashtu, ajo ka folur edhe për raportet e Qeverisë së Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, duke shtuar se ka mundur që bashkë me sovranitetin të ruheshin marrëdhëniet me aleatët.

Haradinaj ka përmendur edhe mundësinë që Greqia ta njihte Kosovën si shtet, por që refuzimi i gazit amerikan, sipas saj, ka bërë që të ndryshonte qëndrimi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit