20 GUSHT 2001 – NJË DITËLINDJE QË U KTHYE NË TRAGJEDI!

Shkruan: Rasti Ramadani Dhe Kiçina

SA KOHË DUHET TË KALOJË QË E VËRTETA TË DALË NË DRITË?

Më 20 gusht 2001, në orën 23:17, sipas regjistrimit të krismave nga KFOR-i norvegjez, ndodhi krimi tragjik ndaj familjes Hajra.

Në atë natë, Burim Ramadani po festonte ditëlindjen e tij në Drenas, i rrethuar nga mbi 15 persona, shumica të rinj rreth moshës 20-vjeçare.

Ishte një natë gëzimi, urimesh, telefonatash dhe mesazhesh ditëlindjeje. Por kriminelët, me aktin e tyre makabër, atë natë feste e kthyen në një tragjedi të rëndë.

Dhe sot lind pyetja: Si mund të akuzohet një njeri për një krim, kur, sipas dëshmive, ai po festonte ditëlindjen mes shumë njerëzve, ndërsa numri i tij vazhdonte të kishte komunikime telefonike edhe në minutat pas krimit?

Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për telefonata dhe SMS. Bëhet fjalë për prova që duhej të hetoheshin deri në hollësinë më të vogël, për dëshmitarë që mund të konfirmonin praninë e tij dhe për të dhëna telefonike që mund të ndihmonin në përcaktimin e vendndodhjes.

Pse nuk u zbardh deri në fund se ku ndodhej Burim Ramadani në momentin e krimit?

Pse nuk u analizuan të gjitha provat dhe dëshmitë përmes një ekspertize të pavarur?

A kishte njerëz të fuqishëm që nuk dëshironin të dilte e vërteta?

A ekzistonte frika se zbulimi i autorëve të vërtetë mund të çonte edhe në zbardhjen e krimeve të tjera?

Këto janë pyetje serioze që kërkojnë përgjigje dhe hetim, jo heshtje.

Një njeri nuk mund të shpallet fajtor duke shpërfillur provat që mund të dëshmojnë pafajësinë e tij. Një krim kaq i rëndë nuk mund të konsiderohet i zbardhur pa u vërtetuar përgjegjësia e autorëve të vërtetë.

Familja Hajra meriton drejtësi. Burim Ramadani meriton që çdo provë që lidhet me të të shqyrtohet në mënyrë të drejtë, pa ndikime dhe pa paragjykime.

NUK KËRKOJMË HAKMARRJE. KËRKOJMË DREJTËSI DHE TË VËRTETËN!

Kanë kaluar mbi 25 vjet, por kalimi i kohës nuk duhet të bëhet arsye që një krim të mbetet i pazbardhur apo që një njeri i pafajshëm të mbajë barrën e fajit të dikujt tjetër.

MË POSHTË PO PUBLIKOJ REGJISTRIMET TELEFONIKE TË ASAJ NATE.

Le të flasin dokumentet, dëshmitarët dhe provat. E vërteta duhet të dalë në dritë!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit