Janë publikuar pamje të reja nga ngjarja tragjike në Ankarë të Turqisë, ku 30-vjeçarja Turkan Biçer humbi jetën pasi ra nga ballkoni i banesës së saj në katin e shtatë.
Sipas materialeve të sigurisë që janë përfshirë në dosjen hetimore, i fejuari i saj, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim, shihet duke e kapur viktimën dhe duke e futur në ashensor pak para ngjarjes fatale.
Mediat turke raportojnë se incidenti ka ndodhur më 25 mars në lagjen Yenimahalle të Ankarasë, ndërsa hetimet po zhvillohen nga Prokuroria e Përgjithshme e Ankarasë si rast i dyshuar për vrasje.
I dyshuari, i identifikuar me inicialet F.O., është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim në kuadër të hetimeve që po vazhdojnë.
Familja e viktimës ka kërkuar që rasti të trajtohet si vrasje me dashje, duke pretenduar se ngjarja nuk ka qenë aksidentale, por rezultat i dhunës paraprake.
Pamjet e reja thuhet se tregojnë edhe momentet pas ngjarjes, ku i dyshuari afrohet pranë trupit të viktimës.











