Petrit Kllokoqi ngjitet në majën e Everestit, valëviten flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë

Afaristi Petrit Kllokoqi ka arritur të ngjitet në majën më të lartë në botë, Mount Everest, duke valëvitur flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kllokoqi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë momentin e arritjes së majës me mbishkrimin “Lot gëzimi për vendin tem”.

Ai më herët kishte folur edhe për përgatitjet dhe vështirësitë gjatë ekspeditës, duke theksuar se kishte humbur peshë gjatë ngjitjes dhe se sfida finale “summit push” ishte pjesa më e vështirë e rrugëtimit drejt majës.

Ngjitja e Everestit konsiderohet një nga arritjet më të mëdha në alpinizmin botëror dhe përfaqëson një sukses të rëndësishëm për ekspeditat nga rajoni.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit